"Viena", komisioni hetimor kërkon
dëshmi nga Rama dhe Ceka

dëshmi nga Rama dhe Ceka">
TIRANE - Komisioni hetimor qëë u ngrot për hetimin dhe zbardhejn e së vërtetës për incidentitn në Akademinë Politike në Vjenë mes kreut të PS, Edi Rama dhe diplamtit Egin Ceka përcaktoi dje listën e personave që do të dëshmojnë në këtë komision apo nëpërjet videokonferencave.

Dëshmitarët kryesor pritet që të jebnë vetë personashet e këtij incidenti Rama dhe Ceka. “Sipas planit tonë hetimor kemi parashikuar seancë dëgjimore me pëersona të implikuar në këtë ngjarje, me personat që kanë dieni apo që kanë lidhje me ngjarjen si dhe persona të tjerë që japin dritë mbi incidentin.

Diplamti Egin Ceka do të thërritet përpara këtij komisioni. Z.Edi Rama do të thërritet për të dëshmuar versionin e tij. Diplotami Enrik Bekteshi, organizatori i aktivitetit,Fate Velaj, një propozim është dhe për Vili Minarollin.

Kërkojmë gjithashtu të jetë deputeti Damjan Gjiknuri ose lista e plotë që kanë shoqruara Ramën në akademinë politike të Vjenës”, tha kryetari i këtij komisioni, Fatbardh Kadilli.

Gjithashtu sekretarja e këtij komisioni, Paulina Hoti kërkoi edhe praninë e ministrit të Jashtëm Aldo Bumçit ose përfaqësues të MPJ në komision. Ajo tha se komisioni ka nisur kërkesë disa televizioneve në vend për materialet filmike që disponojnë.


Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së