Vieri: Me Cristiano Ronaldon Seria A do të fitonte lotarinë, Botërori pa Italinë një çmenduri

Vieri: Me Cristiano Ronaldon Seria A do të fitonte lotarinë, Botërori pa Italinë një çmenduri

Christian Vieri, ish futbollist i Interit dhe Ronaldo

Ish-futbollisti i Interit, Christian Vieri shpreson që Ronaldo ta aprovojë ofertën e Juventus. Pyetja që kanë të gjithë në mendje, Cristiano te Juventus?  Për futbollin Italian është si të fitosh lotarinë. Christian Vieri ish futbollist i Interit, tashmë komentator për 'beIn Sports' i cili udhëton nga Majami në Doha, duke kaluar në Paris dhe sheh një Seria A për të cilën nuk flitet jashtë sepse nuk janë fenomenët e futbollit. Ronaldo do ta ringjallte kampionatin italian. Ai shprehet:

Edhe unë do ta shoh më tepër kampionatin, çdo të dielë gjithë bota do të pyesë se cfarë ka bërë Juve dhe sa gola ka shënuar Cristiano Ronaldo. Përsa i përket Botërorit është një çmenduri që Italia nuk është pjesë e tij. Kur flitet për Brazilin, Italinë dhe Gjermaninë  duhet të ishim dhe ne. Mancini duhet të punojë shumë  që të kualifikojë Italinë në Europë dhe ta rikthejë sërish në formë sepse në situatën që ndodhet tani nuk është mirë. Nuk po bën atë që duhet me Italinë.

Christian Vieri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?