Një ish-zyrtar i Partisë Komuniste është dënuar me 13 vjet burg në Vietnam pas gjyqit me nivel më të lartë.

Ish-anëtar i Byrosë Politike Dinh La Thang u shpall fajtor për keq menaxhim ekonomik lidhur me humbjet në firmën shtetërore të naftës PetroVietnam. Një tjetër person nga firma, Trinh Xuan Thanh, u dënua me burgim të përjetshëm.

Rasti i tij erdhi në vëmendjen ndërkombëtare vitin e kaluar, kur ministria e jashtme gjermane e akuzoi Vietnamin për rrëmbimin ilegal të tij nga Berlini, ku dhe kërkonte azil.

Gjyqi shihet nga disa si një vitrinë e luftës së Partisë Komuniste kundër korrupsionit. Mediat lokale thonë se kjo shihet nga disa si një spastrim i kundërshtarëve të zyrtarëve kryesorë të Partisë.

Njëzet persona të tjerë u dënuan të hënën në gjyqin në Hanoi, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura. Ata u dënuan me burg nga tre vjet deri në 9 vjet.

partia komuniste

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com