
Zjarri që ra në zonën pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit është nën kontroll, pas sulmit nga ushtria ruse. Kjo është thënë nga Ministri i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore Ruslan Strelets , sipas raporteve nga Kyiv Independent . Strelets, shpjegoi se mbi 30 zjarre kanë rënë në zonë në dy javët e fundit. 'Ka pasur edhe 5 zjarre të tjera gjatë javës së kaluar. Sot shumica e këtyre zjarreve janë të vogla. Ka ende vatra të vogla ku zjarri vazhdon', tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë











