Vihet për herë të parë në skenën e teatrit të Fierit shfaqja ‘Çehovi i jep lamtumirën Tolstoit’, mban 'mbërthyer' publikun fierak

Shfaqja e autorit kroat Miro Gavran që sjell dy kolosët botërorë Anton Çehov dhe Leo Tosltoi në “Çehoci i jep lamtumirën Tolstoit’ për herë të parë në “Bylis’ të Fierit, mbajti mbërthyer publikun vendas që kishte mbushur sallën e teatrit.

"Çehovi i jep lamtumirën Tolstoit" e autorit kroat Miro Gavran është shfaqur për here te pare ne teatrin "Bylis" per këtë sezon të ri teatror.

Shfaqja ka sjellë dy personazhe të famshme të letërsisë botërore, Anton Çehov dhe Leo Tolstoi, në skena dhe situata sa komike po  aq edhe groteske.

Një punë regjisoriale shkëlqyer e Armando Bora, duke sjellë përmes lojës së aktorëve, plastikës interpretuese, humorit, anën komike të dy kolosëve botërorë të letrave ruse, Tolstoit dhe Çehovit, vepër e dramaturgut të njohur kroat, Miro Gavran.

Komedia është luajtur nga aktorë të teatrit Bylis Fier, Klajdi Marku, Xhoana Karaj, Miola Sitaj, Astiano Shehaj dhe Anri Celibashi, të cilët mbajtën të "mbërthyer" deri në fund publikun fierak, që kishte mbushur plot sallën e teatrit.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion