Mbërrijnë autobusët e parë elektrikë në Tiranë. Bashkia e Tiranës bën të ditur se me 31 janar do të diskutohet për krijimin e linjës së re të transportit me autobusë elektrike, që do të emërtohet si “linjë e gjelbër”.
Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkojë itinerarin nga Pallati me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja dhe për të mbërritur sërish te Pallati me Shigjeta.
Kjo linjë, sipas bashkisë, do t’i ofrohet asaj kompanie që do mundësojë sjelljen në Tiranë të autobusëve elektrik.
Në kuadër të projektit “Tirana Green City, se po punohet në tre drejtime: I pari ka të bëj me shtimin e korsive të biçikletave dhe ardhjen në Mars të 4 mijë biçikletave në Tiranë, e dyta ka të bëj me nxitjen e rinovimit të flotave të taksive në taksi elektrike, dhe e treta transporti urban.

(Autobusët e parë elektrik në rrugët e Tiranës)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com