Dy mijë doza të tjera vaksinas ndaj kancerit të qafës së mitrës kanë mbërritur në vendin tonë. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bashkë me bashkë me drejtues dhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, panë nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare në Qendrën Shëndetësore nr.6 në Kombinat.
Manastirliu tha se do të vijojnë me fushatën për vaksinimin e vajzave dhe bëri me dije se deri më tani 2400 prej tyre e kanë marrë vaksinën.
“Ne do të vijojmë fushatën kombëtare të vaksinimit kundër HPV dhe që në muajt e parë të aplikimit të vaksinës janë 2400 vajza të cilat janë vaksinuar dhe kemi patur një përthitje maksimale të vaksinave. Ndërkohë që kemi tashmë të mbërritura 2000 vaksina të tjera, të cilat menjëherë janë shpërndarë në të gjithë territorin. Përfshirja e kësaj vaksine në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit e bën tashmë vaksinën të aksesueshme nga i gjithë targeti përfitues, që janë vajzat 13-vjeçare”, - tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se kjo ishte një arritje në mbrojtje të shëndetit të vajzave, teksa tha se është rritur ndërgjegjësimi për kryerjen e vaksinës ndaj HPV.
“Kjo me të vërtete është një nga ato vendime që të gjithëve ne na ka bërë krenarë dhe të gjithë ne ndihemi shumë mirë që kemi dhënë një mundësi më shumë për vajzat tona, për të qenë të shëndetshme, ndaj faleminderit vajzave që sot janë këtu për ta shpërndarë lajmin edhe tek shoqet tuaja, por shumë faleminderit edhe prindërve që kanë një rol të jashtëzakonshëm në vetëndërgjegjsimin, por gjithashtu edhe ndërgjegjësimin e rrethit të tyre shoqëror”,- nënvizoi Manastirliu.
Vaksina kundër HPV është përfshirë në programin kombëtar të imunizimit për të gjitha vajzat që mbushin moshën 13 vjeç. Vaksina HPV ofrohet në një dozë të vetme, bazuar në vlerësimin e Komitetit Kombëtar të Ekspertëve të Imunizimit dhe në rekomandimet e grupit të ekspertëve të OBSH.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
62.9%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
15.2%
Vota total: 1092
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Zyrtarja e Shëndetësisë Duro vetëm një gjysmë apartamenti pasuri, kompania që i dha ryshfet mori 7 tendera të tjerë, ja kush i firmosi
6 Qershor, 12:32
-
Silva Bino paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Mjekja dëshmoi rreth 1 orë në SPAK, refuzoi të prononcohej
6 Qershor, 10:04
-
Ryshfet 330 mijë lekë për tenderin 670 mijë lekë, lihen në burg Sekretarja e Përgjithshme e 'Shëndetësisë' dhe zyrtarja tjetër
5 Qershor, 15:24
-
I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së Përgjithshme të 'Shëndetësisë', ndalohet administratori dhe inxhineri i kompanisë që fitoi tenderin
4 Qershor, 13:21
-
Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë për ryshfet, Ngjela: Goditje e nivelit të lartë! SPAK-u nuk ka frikë, ka filluar të lëvizë
3 Qershor, 20:31
-
Arrestimi i zyrtares së ministrisë së Shëndetësisë për ryshfet, reagon PD: Të dorëhiqet Manastirliu, ka qenë në dijeni për rastin! SPAK ta hetojë
3 Qershor, 17:40
-
Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, kërkoi 330 mijë lekë rryshfet për të dhënë një tender 800 mijë! Zbulohet kompania fituese
3 Qershor, 11:56
-
Me urdhër të SPAK, vihet në pranga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, kapet me 4 mln lekë ryshfet! Arrestohet edhe një zyrtare tjetër
2 Qershor, 19:52
-
Arrestimi i sekretares së përgjithshme të 'Shëndetësisë', Rama: E tmerrshme, si mund të ndodhë kjo? U kap në flagrancë duke marrë lekë
2 Qershor, 18:43
-
Të moshuarës në Elbasan i heqin pensionin e invaliditetit pas 15 vitesh! 62 vjeçarja shpërthen në lot: Më mirë të vdes!
27 Maj, 14:51
-
Për herë të parë në shtet, transplant i mëlçisë dhe pankreasit brenda vitit në Tiranë! ‘Mjekësia’ marrëveshje me 2 universitete italiane
25 Maj, 17:05
-
Qeveria hedh për konsultim publik ndryshimin ligjor, emigrantët përjashtohen nga bonusi i bebes
22 Maj, 18:35