Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë një video me qytetarët në rrjetin social. Rama ishte sot i  pranishëm në Materniteti Koço Gliozheni, Tiranë  për t’i dorëzuar çekun prej 120.mijë lekësh të reja një nëne e cila solli në jetë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Mbi video Rama shkruan: "Vijnë në jetë trinjakët e parë të këtij viti, me 120 mijë lekë të reja me vete secili.

“Edhe 100

E shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kryeminstri Edi Rama  ka uruar nënën e tre fëmijëve trinjakë, duke u shprehur "Si është bonusi kur janë tre?"Kështu kur janë tre të gjithë marrin si për të tretin 1.2 milionë lekë". Kanë ardhur me duart plot.

Ky ligj  aplikohet për herë të parë në vendin tonë, ku nënat të cilat sjellin në jetë fëmijët e tyre shpërblehen me çeqe parash dhe nga 1 janari i këtij viti rreth 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes