Vijnë në jetë trinjakët në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, gëzojnë shëndet të plotë

Vijnë në jetë trinjakët në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, gëzojnë shëndet të plotë

Trinjakët Kajla, Kain dhe Krid

Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë ardhur në jetë trinjakët të cilët gëzojnë shëndet të plotë. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u ka uruar mirë se ardhjen të porsalindurve, Kajla, Kain dhe Krid.

Ajo shprehet se secili prej tyre përfiton bonusin e bebes në masën 120 mijë lekë.

“ Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të këtij Materniteti për shërbimin e përkushtuar dhe profesionalizmin në kujdesin ndaj JETËS”, - shprehet Koçiu.

Ministrja nënvizon se rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur përgjatë pesë viteve të fundit.

Me ndryshimet më të fundit të miratuara në Kuvend, ky program do vijojë të mbështesë familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erion: 13/10/2023 14:58

    Me jetë të gjatë tani kemi dhe tre trima shqiptar me shume

    Përgjigju
  • Genti: 13/10/2023 11:53

    Te shtohen muslimanet e ahmet kalase

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës