Vijojnë protestat e afroamerikanëve
Përplasje e arrestime në disa qytete

Vijojnë protestat e afroamerikanëve<br />Përplasje e arrestime në disa qytete
Ngjarja në Dallas ku u vranë 5 policët nuk ka mundur të ndalë protestat në SHBA. Manifestimet drejtohen nga lëvizja Black live Matter e cila dënon dhunën e policëve kundra afroamerikanëve.

Mbrëmjen e djeshme protesta të shumta janë shënuar në shumë prej qyteteve të SHBA. Qindra persona kanë dalë në marshim në Atlanta të shoqëruar nga kryebashkiaku.
Shumë prej rrugëve të qytetit janë bllokuar ndërsa 10 persona janë arrestuar nga policia.

Tensione janë shënuar edhe në Feniks ku policia ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën. Autoritete vunë në pranga 3 persona të cilët qëllonin me gurë ndaj agjentëve.

Manifestime ka pasur edhe në Detroit,New Orleans, Baltimora, New York ku janë arrestuar 74 persona e San Francisco. 

Prej 1 jave situata vijon të mbetet e tensionuar pasi shumë njerëz kanë nisur te protestojnë ndaj publikimit të videove ku dukej qartë sesi policia vret 2 afroamerikan. Ndër thirrjet kryesore e protestuesve është “jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli