Vijojnë sulmet e ashpra në Turqi,
neutralizohen mbi 500 terroristë

Vijojnë sulmet e ashpra në Turqi,<br />neutralizohen mbi 500 terroristë<br>
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" janë neutralizuar 557 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni po vazhdon ashtu siç është planifikuar dhe se po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm thuhet se në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjeve të terroristëve, duke treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohet asnjë civil/person i pafajshëm.

“13 avionë që morën pjesë në operacion u kthyen në bazat e tyre në mënyrë të sigurtë”. Lidhur me operacionin, në njoftim thuhet se “Operacioni 'Dega e Ullirit' i mbështetur me operacionin ajror, helikopterë sulmues, avionë të armatosur pa pilotë dhe me mjete mbështetëse të zjarrit nga toka, po vazhdon në mënyrë të suksesshme ashtu siç është planifikuar".

“Në operacionet ajrore të kryera gjatë ditës nga Forcat Ajrore janë neutralizuar gjithsejt 20 objektiva të cilat përdoreshin si strehimore, pozicione, depo të armëve dhe pika të armatimeve që u përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH. 13 avionë të cilët kanë marrë pjesë në operacione janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurtë. Sipas informacioneve nga rajoni, në kuadër të operacionit 'Dega e Ullirit' gjatë ditës janë neutralizuar 73 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it. Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani ka arritur në 557”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se në përleshjet me anëtarët e organizatave terrroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH sot janë plagosur dy ushtarë të Forcave të Armatosura Turke, të cilët nuk janë në rrezik për jetën. Njoftohet se një pjesëtar i Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) ka rënë dëshmor dhe se katër të tjerë janë plagosur, por që nuk janë në rrezik për jetën.

Shtabi i Përgjithshëm rikujton se operacioni "Dega e Ullirit", ka nisur më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini