Partia Demokratike akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për vjedhjen e 1.7 miliardë lekëve në 9 muaj në sektorin e shëndetësisë.
Deputetja Albana Vokshi doli para mediave me një tabelë, ku sipas saj, ka një diferencë të madhe mes shumës së paguar nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore dhe numrit të qytetarëve që kanë përfituar nga shërbimi i check up-in.
Ja deklarata e plote e PD-sëEdi Rama, jo vetëm i dha 120 milionë euro mikes dhe bamirëses së tij, Vilma Nushi, me tenderin e check- up, por po e thellon akoma edhe më shumë korupsionin, duke i rregulluar faturat që ajo ti marrë shumat e plota edhe pse shërbimi nuk ofrohet.
Kjo tabela këtu, që e keni dhe në ekran, tregon shumën që i është paguar Nushit për muajt mars-nëntor.
Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë.Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 216 mijë persona
Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, pork a marrë të mirëqëna shifrat e Nushit.Pra Edi i ka dhënë Vilmës para sikur e kanë bërë check-upin 318 mijë persona. 1 miliardë e 700 milionë lekë më shumë se sa shërbimi që ka ofruar.
Janë vjedhur nga paratë e shqiptarëve 1 miliardë e 700 milionë lekë për 9 muaj.Për të siguruar paratë për vilmën, kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa, hoqi nga puna 600 veta, dhe shkurtoi shpërblimin për personalin mjekësor.
Kjo është një vjedhje skandaloze, kriminale e parave të shqiptarëve. Një fakt tronditës, për të cilin Edi Rama dhe Beqa i tij duhet të japin llogari.
Prokuroria duhet të veprojë para këtij korrupsioni me këto përmasa dhe lehtësisht të verifikueshëm. Partia Demokratike i kërkon organit të akuzës që të procedojë me profesionalizëm e pa zvarritje, e ta çojë para drejtësisë këtë rast të rëndë korrupsioni, dhe përgjegjësin Ilir Beqa.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53%
-
Jo
44.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11