Vijojnë homazhet për Fidel Kastron
Obama do mungojë në funeral
Kuba është duke mbajtur zi për vdekjen e liderit të saj Fidel Kastro, i cili humbi jetën këtë të premte. Homazhe të shumta janë duke u zhvilluar në Havana ndërsa njerëzit qëndrojnë në radhë për të nderuar ish-udhëheqësin e tyre.
Kuba është duke mbajtur zi për vdekjen e liderit të saj Fidel Kastro, i cili humbi jetën këtë të premte.
Homazhe të shumta janë duke u zhvilluar në Havana ndërsa njerëzit qëndrojnë në radhë për të nderuar ish-udhëheqësin e tyre.
Në ceremoninë mortore e cila do të zhvillohet këtë të dielë në 4 dhjetor, bëhet me dije se do të mungojë presidenti i SHBA Barack Obama e madje edhe zëvendësi i tij Joe Biden. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
Obama i cili është edhe personi që arriti të rivendoste marrëdhëniet me Kubën tashmë është nën presion pasi pasardhësi i tij Donald Trump një ditë më parë deklaroi se do t'i japë fund paktit mes SHBA dhe Kubës, nëse qeveria kubane nuk përmirëson ofertën e saj.
Në ceremoninë mortore nuk do të jenë të pranishëm kryeminisitri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Hollande dhe as homologu rus Vladimir Putin.
Por shumë shtete do të dërgojnë një delegacion përfaqësues. Por në Havanë do të jenë edhe emra personalitete të tjera të cilat do të nderojnë figurën e Castros, mes tyre përmendim ish-futbollistin Diego Maradona.
Nesër pritet që udhëheqësi i Kubës, vëllai i Fidel Castros, Raul Castro të mbajë një fjalim e më pas hiri i liderit do të përshkojë ishullin për të mbërritur në Santiago ku do të zhvillohet edhe homazhi i fundit këtë të dielë. Hiri do të shpërndahet në varrezat ku pushon edhe heroi i pavarësisë kubaneze Jose Marti.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
15.3%
-
Opozitës
18%
-
Qytetarëve
66.7%
Vota total: 1042
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Premtimet e kryebashkiakut të ri të Himarës para zgjedhjeve të 4 Gushtit, a do i mbajë Vangjel Tavo?
5 Gusht, 08:06
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti për këtë javë
5 Gusht, 07:59
-
Sfida dhe vendime të rëndësishme...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
5 Gusht, 07:50
-
VIDEO/ Fjala e plotë e Vangjel Tavos pas fitores së zgjedhjeve të pjesshme në Himarë: Që sot vazhdojmë punën për ato që kemi premtuar, turizmi prioritet
5 Gusht, 07:47
-
Lufta Izrael-Hamas, lëshohen sirenat e alarmit: Sulmi i Iranit ‘i pashmangshëm’! Teherani refuzon thirrjet për moderim, rriten tensionet
5 Gusht, 07:44
-
VIDEO/ Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime! Ja si e priti Vangjel Tavo me mbështetësit fitoren e Bashkisë së Himarës, momenti i numërimit të votave të fundit
5 Gusht, 07:14
-
Vangjel Tavo i PS-së, fiton zgjedhjet e pjesshme në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)
5 Gusht, 07:06
-
Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit/ Vangjel Tavo, kryetari i ri i bashkisë Himarë! Ja me sa vota fitoi
5 Gusht, 06:59
-
Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës
5 Gusht, 02:11
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29