Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, lëvizjet  në shefat e sektorëve të policisë vijojnë të ndodhin. Në Tiranë ndryshimi i fundit ka qenë ai i kreut të policisë rrugore Dhimitraq Ziu i cili ikën nga drejtor i Policisë Rrugore dhe emërohet zëvendësdrejtor për rendin në  DVP Durrës! Ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Qato.

Po ashtu, Vehbi Bushati, më herët drejtues në disa DVP, emërohet Drejtor i Drejtorise së Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme

Këto ndryshime vijnë pas ndryshimeve të bëra më herët në nivel komisariatesh në Tiranë, por edhe lëvizje në shefat e sektorëve të policisë së Korçës

Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.