Vijojnë operacionet për ndëshkimin e “të fortëve”, Policia: 36 të arrestuar për 7 ditë, për armë dhe kokainë

Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka dalë sot në një deklaratë për media, ku bëri të ditur se nga 21 tetori janë arrestuar 36 persona.

Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i “Të fortëve”, nga strukturat vendore të Policisë, janë kryer kontrolle për personat me precedentë kriminal aktiv, personat në kërkim dhe personat si prishës sistematik të rendit publik. Brenda kësaj jave janë arrestuar 36 persona vetëm në kuadrin e këtij operacioni në kontrollet pro aktive në territor, persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’, për armëmbajtje pa leje; në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Gjovalin Loka, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike

Sipas tij, në kuadër të operacionit policor të koduar “Menaxheri” në Durrës u godit një rast i trafikut të lëndëve narkotike të forta, ku u sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe u vunë në pranga dy persona. Ndërsa në Shkodër, po sipas Lokës, u finalizua operacioni “Tamara”, ku u godit një grup kriminal në fushën e narkotikëve, të cilëve iu sekuestruan 80 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 6 persona.

Loka bëri të ditur se edhe në Qafë Botë është ndërmarrë një operacion i përbashkët me Drejtorinë e Doganave, ku u sekuestruan rreth 145 mijë Paund britanik. "Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, banesa, lokale etj. janë sekuestruar 6 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 2 kilogramë kokainë, 161 kilogramë kanabis dhe automjete të ndryshme", deklaroi ai.

Gjovalin Loka ritheksoi se kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit është me shumë rëndësi për Policinë e Shtetit, pasi sipas tij nuk ka të fortë përballë autoritetit të ligjit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi