LEZHE - Parashkollorët në qytetin e Lezhës do të përballen me kushte aspak të përshtatshme. I improvizuar si një kopsht, konvikti i shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka” është tejmbushur duke bërë që në një dhomë jo më të madhe se 4 me 4 metër të vendosen mbi 40 fëmijë. Kjo problematikë është pranuar nga Bashkia e Lezhës, të cilët e referojnë situatën e krijuar me rikonstruksionin e kopshtit “Besëlidhja”.
"Ju dini nëpërmjet njoftimit të mëparshëm që na është akorduar një fond nga ministria e arsimit dhe sportit për ndërtimin e kopshti të ri dhe për të ndryshuar gjendjen aktuale të atij kopshti që ka rreth 50 vite i ndërtuar, ne jemi te detyruar që të krijojmë një mundësi ose një adoptim të përkohshëm në konviktin e shkollës së mesme profesionale." tha Pashko Smaçi, nënkryetar i Bashkisë së Lezhës
Përballë kësaj situate kanë reaguar edhe demokratët në qytetin e Lezhës. Kreu i Partise Demokratike, Paulin Marku, ka sjellë në kujtese problemet në startin e këtij procesi edukativ.
“Kam marrë vesh që që në disa shkolla akoma ska filluar procesi mësimor si pasoje e konstruksioneve të cilat kanë filluar në fazë shumë të vonë dhe akoma pjesa më e madhe e këtyre nxënësve nuk janë stabilizuar në shkollë të tyre, afër qendrave të tyre të banimit.” u shpreh Paulin Marku, Kryetar i PD-së Lezhë
Demokratët në Lezhë kanë uruar gjithashtu të gjithë nxënësit dhe stafet pedagogjike, duke kërkuar prej tyre që të bëjnë çdo përpjekje për të patur një proces mësimor të rregullt dhe me standarte.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO