Vijojnë punimet në urën e Bilçës në Berat, Rama: Kthehet në një lagje më vete e qytetit të UNESCO-s

Berat, vijon puna për ndërtimin e Urës së Bilçës, e cila e kthen Bilçën në një lagje të re të qytetit.

Me përfundimin e punimeve në këtë urë, zgjerohet edhe paketa turistike e Beratit, ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.

Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi 12.4 metra, ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.

Pamjet nga vijimi i punimeve në këtë urë, janë ndarë sot nga kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij social 'Facebook'.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Urës së Bilçës në Berat, një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthej Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s, duke hapur një prespektivë të re zhvillimi”, shkruan Rama.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor