Reshje të dendura bore dhe erë në Korçë e Kukës, fshatrat malorë në izolim, qindra familje pa drita

Disa fshatra të thellë malor në Kukës, mes tyre dhe Kolesjani kanë mbetur pa drita për shkak të stuhisë me erë të fortë e reshje dëbore. Banorët thonë se rrjeti elektrik është i amortizuar ndaj çdo dimër vuajnë nderprerjet e vazhdueshme të energjise.

“Ikim dritat shpesh se rrjeti është që në kohën e komunizmit. Këputen telat”, tha një banor.

Rruga rurale që lidh Kolesjanin me qendrën e njësisë administrative Bicaj por dhe qytetin e Kukësit ka ngrirë dhe nuk kalohet pa zinxhirë.

“Nuk ka rënë dëborë shumë por problemi është se ka ngricë! Bashkia duhet të bëjë kriposjen e rrugës”, tha një tjeter banor. 

Rënia e temperaturave përgjatë 24 orëve të fundit është shoqëruar me reshje dëbore në zonat e thella malore mbi 700 m dhe stuhi në gjithë qarkun e Kukësit. Rruga e Kombit dhe akset e tjera nacionale janë të gjitha të kalueshme.

Vijojnë reshjet e dëborës në Korcë, të cilat tashmë kanë zbritur në qytet, duke dhuruar një panoramë mbresëlënëse.

Aktualisht, situata paraqitet pa probleme. Borëpastruese ndodhen në terren dhe akset nacionale janë të gjitha të hapura.

Dëbora ka sjelle probleme për banorët e zonave malore. Prej dy ditësh janë pa energji 250 familje në disa fshatra të Korçës.

Ndërsa rruga e fshatit Panarit dhe maja e Mashkullorës është e bllokuar pasi dëbora arrin në 60 centimetra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
Situata nga moti, në Rrugën e Kombit ka prezencë ngricash! Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

Rënia e temperaturave përgjatë 24 orëve të fundit është shoqëruar me reshje të dobëta në zonat e thella malore mbi 700 m dhe stuhi në qarkun e Kukësit.

Në zonat e larta malore si në Shishtavec e fshatrat përreth ka patur mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës informoi se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Edhe Rruga e Kombit është përfshirë nga reshjet e borës, por sipas njoftimit të kompanisë mirëmbajtëse sasia e borës është shumë e vogël. Sipas kompanisë temperaturat janë shumë të ultë dhe ka rrezik ngricash dhe lagështia e tepërt.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre