Kukësi dhe Korça mbulohen nga dëbora! Ngricat prezente në rrugë, kalimi vetëm me zinxhirë! Disa fshatra të tyre pa energji elektrike

Dëbora ka vijuara të bjerë me intensitet të lartë edhe gjatë natës në qarkun e Korçës duke bërë që në disa zona trashësia të arrijë në 20 cm. Temperaturat në zonë janë tepër të ulëta duke shënuar -6 gardë celsius, ku ngrica janë prezente në rrugë.

Kompanitë kontraktore janë dukë punuar në akset kryesore për pastrimin dhe kriposjen e vazhdueshme të tyre. Kalimi në këtë akse bëhet vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës vijojnë të jenë të izoluara komuna e Dardhasit të Sipërme po ashtu edhe zona e Panaritit, Lekasit dhe Mesmalit.

Në zonat e Dardhës, Voskopojës, Qafen e Qarrit dhe Qafe Thanë detyrimisht duhen goma dimërore dhe zinxhirë pasi trashësia e dëborës në këto zona arrin në 20-30 cm.

Ndërkohë që në Moglicë dhe në Propisht dhe 11 fshatra janë pa energji elektrike, ndërsa po punohet për gjetjen e defektit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
Moti i ftohtë në Kukës, rrugët të ngrira e të mbuluara nga dëbora! Disa fshatra ende pa energji elektrike

Qarku i Kukësit vijon të jetë i mbërthyer nga moti i ftohtë dhe acari duke sjellë edhe ngrica e akull në rrugë. Si pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore nacionale dhe rurale në segmente të veçanta janë përfshirë nga ngricat ndërsa po punohet për kriposjen e atyre segmenteve ku paraqiten problematika.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi në disa zona ka edhe ngrica. Drejtuesit e automjeteve duhet të reduktojnë shpejtësinë si edhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Edhe në Rrugën e Kombit nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Më shume se 10 borëpastruese u  janë të angazhuar për pastrimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës, nga tuneli i Kalimashit drejt Morinës.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun e Kukësit. Ende disa fshatra kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Pa energji aktuaslisht janë fshatrat  Berbat, Pac, Salcë dhe Hysenukaj, Bashkia Tropojë. Pa energji në Bashkinë Kukës, janë Njësitë Administrative Bushtricë, Gryk –Çaj dhe  Ujmisht. Punonjës të OSHEE Kukës dhe Tropojë, prej ditësh dhe në kushte të vështira të motit dhe terrenit kanë  punuar dhe po punojnë në këto zona për të zëvendësuar shtyllat e dëmtuara, linjat dhe izolatorët. Furnizimi me  ujë të pijshëm ka qenë normal në shkallë Qarku. 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim