Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, motra influente e Kim Jong- un e cila ndodhet në Korenë e Jugut si pjesë e delegacionit të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike, gjatë një takimi me presidentin Koreano Jugor, Moon, e ka ftuar atë në një vizitë zyrtare në Penhian.
Ftesa e cila është bërë me shkrim i është dorëzuar presidentit Moon gjatë një takimi me Kim Yo- jong në pallatin presidencial në Seul. Nëse vizita realizohet, do të shënonte samitin e parë mes lidërve të të dy koreve në më shumë se 10 vite.
Sipas mediave vendase, në ftesën e bërë nga Kim Yo- Jong, shkruhej se Koreja e Veriut shpresonte që Penihani dhe Seuli të të bëheshin më të afërt në zemrën e të gjithë koreanëve dhe të bashkëpunonin për unitet dhe prosperitet në të ardhmen. Ftesa vjen pas një paralajmërimi të SHBA për të pasur kujdes në angazhimin që Seuli mund të ketë me Phenianin.
s.k/Shqiptarja.com