Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu së bashku me punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, kanë shkruar në Farkë ku është bërë verifikimi i objekteve në ndërtim me qëllim konstatimin ose jo të shkeljeve ligjore.
Koçiu u shpreh se shkeljet ligjore nuk vijnë vetëm nga ndërtuesi, por edhe nga punonjësit publik, të cilët shpërdorojnë detyrën. Në vijim të kësaj, ministrja thotë se askush nuk është mbi ligjin ndërsa thekson se për çdo ndërtues që ka shkelur kriteret e përcaktuara në lejen e ndërtimit, do të merren masa të rënda, duke filluar nga gjoba, ndjekja penale si dhe shembje e menjëhershme e objektit.
“Vijojmë me operacionin për vendosjen e ligjshmërisë mbi territor si pjesë të gjerë që po zbatohet në të gjthë vendin. Kontrollet kanë treguar se abuzimet me territorin nuk janë vetëm çështje individiësh që ndërtojnë pa leje, por shpesh lidhen dhe me mospërmdushjen detyrës nga punonjësve publik. Askush nuk do të mbrohet nga opozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Dua të theksoj se ligji është i barabartë për të gjithë.
Në këtë proces ndërtuesit duhet të jenë të parët që tregojnë kujdes. Shfrytëzimi i cdo metri katror më shumë se nga është lejuar do të penalizohet rëndë, me gjobë, ndjekje penale dhe prishje të menjëhershme”, tha ndër të tjera Koçiu.
Ndërkohë, disa ditë më parë një kantier ndërtimi me objekte 2-3 kate në Farkë ëhstë bllokuar nga shteti pasi kishte tejkaluar kriteret e lejes së ndërtimit.
Komente











Në fakt ato tëra duhen prishur për gjithë atë krim që i kanë bërë mjedisit!!! Tmerr
PërgjigjuPërse duhet ti prishni tu ipet shtresave që nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi.....
Përgjigju