Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video ku shfaqen aksionet për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. 

Rama ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje.

'Non Stop', shkruan Rama.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin që prej muajit korrik 2025.