Vijon “furtuna” në LSI, edhe këshilltarët e “fortesës” së Metës bashkojnë votat me PS-në

Vijon “furtuna” në LSI, edhe këshilltarët e “fortesës” së Metës bashkojnë votat me PS-në

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të shkërmoqet çdo dite e më tepër që pas humbjes së pushtetit dhe kalimin e saj si forcë opozitare.

Përveç largimit të një pjese të gjërë të anëtarësisë, së fundmi ka pasur lëvizje edhe në disa prej qyteteve kryesore në vend ku këshilltarët kanë zgjedhur ta braktisin këtë forcë politike.

Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Vlorës, partia e Monika Kryemadhit ka pësuar goditjen e parë edhe në Këshillin Bashkiak të Skraparit.

Edhe pse konsiderohet si një prej zonave më të forta të LSI-së, disa prej këshilltarëve duket se kanë dhënë sinjalet e para për t’u larguar drejt Partisë Socialiste.

Sot ata kanë votuar për kryetar të Këshillit Bashkiak socialistin Partizan Gorçe.

Ende nuk ka një qëndrim të kryetares Monika Kryemadhi pas “rrjedhjeve” që kanë dëmtuar besueshmërinë e forcës politike.

Në të shumtën e rasteve, të larguarit kanë artikuluar se motivi i largimit ka qenë dialogu me PD-në dhe mundësia e një koalicioni para zgjedhjeve të vitit 2019. (TemA)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve