Vijon gjykimi për krerët e UÇK-së në Gjyktën Speciale, avokatët i drejtojnë pyetje dëshmitarëve! Seanca zhvillohet e mbyllur

Vijon gjykimi për krerët e UÇK-së në Gjyktën Speciale, avokatët i drejtojnë pyetje dëshmitarëve! Seanca zhvillohet e mbyllur

Gjyqi në Hagë

Ka vijuar edhe sot gjykimi në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me dëshminë e saj po vazhdon dëshmitarja e parë në këtë proces gjyqësor, raporton Nacionale.

Megjithatë, ashtu sikur dje, edhe sot seanca ka nisur e mbyllur. Sipas asaj që u bë e ditur në fillim, Prokuroria ka përfunduar me marrjen në pyetje të kësaj dëshmitareje.

Si rezultat, fjala iu dha avokatit të Hashim Thaçit, Gregory Keohe. Kur ai mori fjalën, seanca kaloi në private.

Sot për dëshmitaren do të kenë pyetje edhe avokatët e ish-liderëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurse, gjatë kësaj jave është paraparë edhe dëgjimi i dëshmitarit të dytë.

Nuk dihet se sa është numri i dëshmitarëve të tillë të cilët dëshminë e tyre do ta japin në masa strikte mbrojtëse. Kjo me qëllim që identiteti i tyre të mos zbulohet, dhe siç thotë Prokuroria, të mos ketë frikësim të dëshmitarëve.

Megjithatë, ka pasur një numër dëshmitarësh që e kanë konfirmuar publikisht se do të jenë në Hagë. Së pari ka qenë Gani Geci lidhur me komunikatën 59, e mbrëmë edhe Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit që u vra në nëntor të vitit 1999.

Publikisht pritet të flasin edhe disa ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të tregojnë lidhur me organizimin dhe strukturën e UÇK-së.

Ngjashëm edhe në gjykimin e Salih Mustafës, publiku kosovar ka qenë në një “mjegull” speciale. Kjo pasi pjesa më e madhe e seancave dhe e dëshmive kanë qenë absolutisht private, dhe nuk ka pasur mundësi të dëgjohet asnjë detaj.

Gjykata Speciale që nga themelimi i saj gjatë tërë kohës ka folur për “tentativat që ka në Kosovë lidhur me frikësimin e dëshmitarëve dhe viktimave”. Megjithatë, juristë vendorë e ndërkombëtarë kanë vlerësuar se nëse shumica e procesit zhvillohet e mbyllur për publikun, ka rrezik të ndikojë në bueshmërinë e vendimit dhe procesit në tërësi.

Pasi seancat e para po zhvillohen të mbyllura, ka reaguar Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

“Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku.

Një reagim e ka pasur edhe avokati kosovar, Naim Rudari.

“Pra, prokuroria e di që në fillim se nuk ka prova për atë që ka akuzuar, por lë të kuptohet se do të thirret në rrethana tjera sikurse u pa që të akuzuarit u mundua t’i nëncmojë e përqeshë qysh në fjalën hyrëse pa përmendur prova konkrete. Në seancën e sotme veç e kuptuam se dëshmitari i parë shqip po flet!”, ka shkruar Rudari.

Ashpër ka reaguar zyrtari i Nismës dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Zafir Berisha.

“Gjykata e Hagës me dëshmitar të fshehur, që nuk kanë fytyrë, si dhe Panturoviqi i Dugagjinit me dëshmitat skizofrena dhe dhunues të fëmijve, në ofenzivë për të njëllosur UÇK-së. Me vetëdije apo pa të, po i shërbejn përpjekjeve serbe për ta kriminalizuar luftën e UÇK-së dhe për ta barazuar atë me luftën gjenocidale të Serbisë. UÇK-së ka përballuar dhe ka dalur fitimtar para shumë sfidave dhe betejave edhe më të rënda, do të dalën fitimtare edhe në këtë betej”, ka shkruar ai.

Prokurori: Zonja dëshmitare, a jeni intervistuar më herët nga Prokuroria e kësaj gjykate?

Dëshmitarja: Po në Prishtinë.

Prokurori: Në dy raste apo jo?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: A është kjo dëshmia juaj në faqen e parë?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: A është kjo dëshmia e dytë për ZPS-në?

Dëshmitarja: Po.

Prokurori: Kohët e fundit a keni pasur mundësi të rikujtoni dy intervistat?

Dëshmitarja: Po, konsideroj që po.

Prokurori: Në seancën përgatitore javën e kaluar renditët disa ndryshime që duhet bërë në këto intervista?

Dëshmitarja: Po

Prokurori: Këto ndryshime a janë reflektim?/ Nacionale

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit