Vijon komploti, 9 tenderat e
fundit të ministrave teknikë

Vijon komploti, 9 tenderat e<br />fundit të ministrave teknikë
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thotë se ata kanë bërë gati dorëheqjet, por ministrat teknikë të Partisë Demokratike vijojnë të shpallin tendera, të shpallin oferta fituese si dhe të lidhin kontrata, në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve të shprehur me 25 Qershor dhe me vendimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka pezulluar çdo procedurë prokurimi për vitin 2017.

Nën alibinë e përgatitjes së raportit për zgjedhjet, ‘teknikët’ e Partisë Demokratike po menaxhojnë paratë publike, duke dalë tërësisht jashtë kornizave të misionit, të përcaktuar në marrëveshjen politike Rama-Basha.

Gjithashtu, ndonëse kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar dy ditë më parë daljen e LSI në mënyrë të plotë në opozitë, ministrat e kësaj partie, në një linjë me ‘teknikët’ e PD, po firmosin gjithashtu kontrata dhe shpallin tendera me vlera të mëdha dhe të vogla.

Tenderat e fundit janë shpallur në një kohë kur, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë përfshirë në një garë politike, ku secila pretendon se përfaqëson opozitën e vërtetë në Shqipëri. Pra, në një kohë kur, krerët e PD dhe LSI kanë intensifikuar akuzat ndaj qeverisë, njerëzit e tyre në qeveri dhe drejtori firmosin tendera, madje edhe për mobilim zyrash.

Tenderat
Në datën 24 korrik, Ministria e Brendshme, e drejtuar nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dritan Demiraj, ka shpallur tenderin për rrjetin e komunikimit online të Shërbimit të Gjendjes Civile, me fond limit 170 762 856.4 lekë ose rreth 1.7 milionë USD. Po në buletinin e Asgjësisë së Prokurimit Publik, të datës 24 korrik, Ministria e Integrimit Evropian, e drejtuar nga përfaqësuesja e LSI, Klajda Gjosha, ka shpallur tenderin për përkthimin e legjislacionit të BE, me fond limit 12,597,000 lekë.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Tiranë, në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e drejtuar nga përfaqësuesja e PD, Xhulieta Kërtusha, ka shpallur ditët e fundit tenderin me objekt “Shërbimi me Roje fizike dhe sistem alarmi”, me fond limit 1 291 562 lekë.

Siç duket, përpos shtypjes dhe botimit të dëftesave dhe regjistrave, tenderat e tjerë nuk justifikojnë një situatë emergjente. Përpos tenderave, drejtoritë në varësi të ministrave që drejtohet nga ministrat e PD dhe LSI, kanë nënshkruar edhe kontrata. Drejtoria Rajonale e Shërbim Transportit Rrugor Vlorë ka firmosur kontratën për një shtesë anësore të godinë dy kate të godinës me vlerë 9,283,756 lekë dhe 11,140,507lekë.

Vendimi ndalues
Në datën 5 korrik, kryeministri Edi Rama, firmosi një vendim për të pamundësuar abuzimet me fondet e përfaqësuesve politikë të partive humbëse nëpër ministri dhe drejtori.

Vendimi parashikon pezullimin e përkohshëm të fillimit dhe të vijimit të procedurave të prokurimit të fondeve në dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2017.

“Përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël. Me kërkesë të argumentuar të titullarit të autoritetit kontraktor, për raste të veçanta dhe të nevojave urgjente, me miratimin e Kryeministrit, mund të lejohet vijimi i një procedure prokurimi.

Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë