Vijon largimi i investitorëve
të huaj të kromit

Vijon largimi i investitorëve<br />të huaj të kromit
Fjala është për vendburimin e kromit në zonën e Vlahnës, në Has, i cili është marrë me koncension nga një kompani kinezo-turke. Para një viti e gjysmë, ka qenë ish-ministri Dritan Prifti, që ka nënshkruar marrëveshjen, në emër të qeverisë shqiptare, me inves- titorët. Por, si rrjedhojë e përplasjes me banorët vendas, fillimi i punimeve shtyhet vazhdimisht në kohë, aq sa, nga kompania e huaj po mendohet braktisja e koncensionit. Sipas medias, banorët e fshatit po përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga kompania që ka marrë me koncension vendburimin. Numri i familjeve që duan të përfitojnë ka arritur në mbi 100, nga 4-5 familje, të cilave u dëmtohen shtëpitë nga shfrytëzimi i nëntokës. Është kjo arsyeja që kompania mendon braktisjen e koncensionit, pasi ende nuk po fillon punën edhe në sektorin e Kalimashit të rrethit të Kukësit, të cilin gjithashtu e ka marrë me koncension. Kompania prej afro një viti paguan 12 punëtorë për të ruajtur 16 automjete të tonazhit të rëndë të ngarkuara me bazë materiale të sjella prej saj dhe 10 punëtorë të tjerë për përgatitjen e fronteve të punës. Por, der tani për shkak të konfliktit me banorët puna nuk ka mundur të nisë në mënyrë normale. Ky është një rast tjetër kur investitorët kërcën- ojnë me largim nga koncensioni në mënyrë të njëanshme. Një muaj më parë, "Shqiptarja.com" publikoi rastin e një kompanie tjetër kanadeze, gjithnjë në sektorin e kromit, e cila kishte vendosur të ndërpriste punimet dhe të largohej nga vendi. Në këtë rast, ishte ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që kishte bërë një "hile" jo të vogël, e cila rrezikon të dëmtojë edhe më tej emrin - tashmë të komprometuar - të zonës më premtuese minerare të vendit, Bulqizës. Kanadezët e "Empire Mining Corporation" njoftuan zyrtarisht se ndërpresin çdo lloj punimi në Shqipëri, për shkak se, në lejen e rinovuar të kërkimit të mineralit të kromit, të dhënë nga qeveria shqiptare, janë pakësuar koordinatat e zonës, së akorduar më parë për të, në sipërfaqe dhe në thellësi të nëntokës. Në nëntor, ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm dhe president i firmës kanadeze, David Cliff, i cili ka bërë të ditur se autoritetet shqiptare janë përpjekur ta minimizojnë problemin. Ata u kanë thënë se veprimi ndaj tyre ka qenë thjesht pasojë e gabimeve të bëra nga Agjencia e Burimeve Natyrore. Po të ishte vetëm kjo, shtoi presidenti Cliff për agjencinë REUTERS, çështja do të mund të zgjidhej menjëherë, por ai konstaton se kjo "rrudhje" e lejes është akti i fundit i një serie zvarritjesh burokratike, me të cilat është ha- sur vazhdimisht kompania në Shqipëri.        ( Publikuar në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg