Vijon masakra në Ukrainë, një tjetër varr masiv i gjetur në Buça

Vijon masakra në Ukrainë, një tjetër varr masiv i gjetur në Buça

Policia rajonale pretendon se shtatë trupa, disa me duar dhe këmbë të lidhura, janë gjetur në një varr pranë qytetit Bucha, në periferi të Kievit, raporton AFP.

“Shtatë civilë u torturuan nga rusët dhe më pas u ekzekutuan në mënyrë frikacake me një plumb në kokë”, ka shkruar në Facebook shefi i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebytov..

"Ky varr u zbulua sot në një zonë ku trupat ruse ishin të vendosura pranë fshatit Myrotske", shkruan ai, duke shtuar se policia "po punon për identifikimin e të ndjerit".

Qyteti i Buçës u pushtua nga trupat ruse gjatë javëve të para të pushtimit. Pasi qyteti u çlirua në fillim të prillit, u gjetën të paktën 500 trupa të vdekur, shumë prej tyre në varre të improvizuara dhe masive.

Rusia, e cila u tërhoq nga qyteti më 30 mars, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për krime lufte në Bucha - duke këmbëngulur se ato janë "falsifikime" nga Ukraina, e mbështetur nga aleatët e saj në Perëndim.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardohet Severodonetsk, Zelensky: Betejë e tmerrshme! Moska: Ushtarët të dorëzohen ose do vdesin


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dosjet/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi

Dosjet/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi