Vijon mbledhja e grupit të PS me
dyer të mbyllura,porositë e Ramës

Vijon mbledhja e grupit të PS me<br />dyer të mbyllura,porositë e Ramës<br>
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vijon mbledhjen me dyer të mbyllura, pas fjalës së kryeministrit Edi Rama. Report Tv mësoi nga burimet se kryeministri iu ka kërkuar deputetëve socialistë të mbështesin me votë listën e dytë të KLGJ e KLP në seancën plenare të ditës së enjte.

Gjithashtu, Report Tv mësoi se Rama ka folur për projektin IPARD për fshatin. Burime i thanë Report Tv se në fokus të fjalës së kryeministrit kanë qenë 100 fshatrat e përzgjedhur për t’u investuar dhe për njohjen e aktit të marrjes së titujve të pronësisë për tokat bujqësore.

“Projekti IPARD është projekti i fondeve të BE për mbështetjen e fermerëve. Kërkojmë angazhimin e deputetëve për reformat e qeverisë ujë e bujqësia”, tha ndër të tjera Rama.

Nga ana tjetër, deputetët do të raportojnë mbi punën në komisione, ndërsa po raporton ministri Gjiknuri për rezultatet e reformës së ujit. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë