Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në qytetin e Lezhës ka nisur procesi i dezinsektimit në territor, sipas fazave të përcaktuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria ka theksuar se procesi i dezinsektimit në territor do të garantojë një mjedis më të sigurit dhe mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror.

Po ashtu në njoftim shkruhet se ky proces do të realizohet në zonat prioritare dhe do të vijojë sipas planit të masave në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse.

“Mirëmëngjes, nga qyteti i Lezhës ku po vijon procesi i dezinsektimit në territor, sipas fazave të përcaktuara, duke garantuar një mjedis më të sigurt dhe mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror.

Ky proces po realizohet në zonat prioritare dhe do të vijojë sipas planit të masave në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

R.Xh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 13:51

    A kanë të drejtë SPAK dhe gjykatat të ndalojnë prezencën e kamerave gjatë seancave publike?