Vijon puna për 'Unazën e Madhe', IMT prish disa njësi tregtare e lavazhe pa leje në zonën e 'Astirit'

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të vijimit të punës për projektin “Unaza e Madhe”, ka prishur këtë të diel disa njësi tregtare e lavazhe pa leje në zonën e “Astirit”. Njësitë tregtare dhe lavazhet pa leje që janë prishur nga IMT, gjendeshin në lotin dy dhe tre.

Siç shihet edhe nga pamjet e aksionit të ditës së sotme, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtyre objekteve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe boshatisjen e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërhyrjes së makinerive të rënda.

Ndërkohë që paralelisht me këtë proces, të tjerë banorë të zonës së “Astirit” kanë vijuar me largimin vullnetar të orendive dhe materialeve elektroshtëpiake nga ndërtesat e tyre për t’i hapur rrugë procesit të prishjeve.

Numri i ndërtesave pa leje të prishura, përgjatë këtij segmenti rrugor, ka shkuar deri më tani në mbi 30 të tilla.

Por, një pjesë e banorëve të zonës së 'Astirit' vijon ta kundërshtojë projektin "Unaza e Madhe". Në më shumë se një muaj, ata po këmbëngulin që të dëmshpërblehen 100% për banesat. Kjo pjesë e banorëve e cilëson projektin si të paligjshëm dhe si mekanizëm të qeverisë për të vjedhur dhe pastruar para.

Ora 16:41
Vijon puna për 'Unazën e Madhe', IMT prish disa njësi tregtare e lavazhe pa leje në zonën e 'Astirit'
  • /Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

    Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin