Tregjet financiare kineze pësuan rënie në orët e fundit. Pavarësisht injektimit të likuiditetit nga banka qendrore e vendit, investitorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar nga tatëpjeta e çmimit të naftës.Bursa e Shangait u mbyll me një rënie drastike prej 6.42 për qind.Edhe bursa të tjera të Azisë ndoqën trendin e rënies për shkak se rënia e çmimit të naftës vazhdon të çorodisë investitorët.