Vijon tërheqja e PD, Bylykbashi:
Ramës i kanë mbetur edhe 40 ditë

Vijon tërheqja e PD, Bylykbashi:<br />Ramës i kanë mbetur edhe 40 ditë
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shprehet se edhe 40 ditë na ndajnë nga largimi i kësaj qeverie. Sipas tij pas datës 19 Maj qeveria e Ramës nuk ka mundësi që të miratojë ligje në Parlament.

Duket se demokratët kanë humbur shpresën që Rama do të largohet, ndërsa po numërojnë ditët kur shpërndahet Kuvendi.
 
Dje Berisha u shpreh se Rama mund të rrijë deri në 18 qershor dhe më pas të krijohet qeveria teknike, ndërsa Basha e kundërshtoi.

Statusi i Oerd Bylykbashit në Facebook
Teknikisht i mbaruar!
Me 19 maj, maksimumi, ky parlament shperndahet. Keshtu thote ligji.
Sado te ngrefoset se dikur paska patur 1 milion vota, me pak fjale, shume shpejt qeveria e Edi Rames teknikisht kthehet ne qeveri "teknike", por jo e besueshme.
 
Qe pas asaj date, qeveria e Edi Rames nuk miraton dot me ligje ne parlament, por vetem mbledh taksa dhe duhet te paguaje per spitalet, shkollat, policine, ushtrine, rrogat, pensionet.
 
Ne fakt vetem do vjedhe si deri me sot taksat, ilace nuk do kete, policia do vazhdoje te jete pale me drogen, pagat do mbeten po ato ndersa shkollat se shpejti mbyllen. Dhe ajo qe eshte me e sigurta, do te vjedhe votat qe te vazhdoje edhe 4 vjet.
 
Me mire nje qeveri teknike qe e besojne shqiptaret dhe qe organizon zgjedhje te lira e te ndershme sesa nje qeveri e tille "teknike" si kjo e Rames qe nuk i duhet as dreqit, e jo me shqiptareve.



dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot