DURRËS- Procesi i vaksinimi ka vijuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, për të moshuarit mbi 80-vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes.
Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino është shprehur se në qendrën e vaksinimit në Durrës kanë ardhur më shumë burrat se gratë, e këtu kreu i qeverisë nuk e ka kursyer batutën, duke thënë se "burrat janë më të trembur".
Bino: Vetëm burrat kanë ardhur
Rama: Pse
Bino: Se di, burrat vijnë kryesisht para grave
Rama: Janë më frikacak prandaj
Bino: Mesa duket po
Rama: Kanë më shumë frikë burrat se gratë
Bino: Prisja të gjeja më shumë gra
Qytetari: Kam ardhur vullnetarisht
Rama: Këtu kanë ardhur të gjithë vullnetarisht, keni ardhur para grave. Se ne burrat jemi më të trembur
Në fund, Rama ka bërë me dije në mes të muajit do të nisë vaksinimi i mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca. Procesi do të bëhet në shkolla ka sqaruar, Manastirliu.
Pse duhet tee shkoje KM dhe Ministrja ee shendetesise neper vendet ku behen vaksinat, nuk kemi pare asnje qeveritar tee shkoje neper qendra ku behen vaksinat ato behen te rekomanduara nga ambulanca simbas moshave apo si gjithmone ky i din mire tee gjitha punet KM ben fushaten elektorale duke i thene une ju vaksinen ndaj dua mandatin ew trete fu.k
Përgjigju