Vijon zjarri në Nikolicë të Devollit, e pamundur ndërhyrja, kryebashkiaku: Mbetemi me sytë nga qielli për reshje shiu (VIDEO)

Prej tre ditësh pyjet e fshatit Nikolicë në Devoll vijojnë të shkrumbohen nga zjarri. Edhe ditën e sotme në zonat e thella malore të këtij fshati janë parë aktive disa vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi të ndihmuara e dhe nga era. Pavarësisht se janë vënë në dijeni, forcat zjarrfikëse e kanë patur të pamundur shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha bën të ditur se dy vatra zjarri që janë riaktivizuar janë mundur të vihen nën kontroll nga vullnetarë të ndryshëm që janë në terren.

Ndërkohë i pyetur nga Report Tv, kryetari i Bashkisë, Eduart Duro ka deklaruar se punëtorët po punojnë në terren për shuarjen e flakëve, por megjithatë rreziku është shumë i madh. Ai ka shtuar se e vetmja mënyrë që kjo situatë të marrë fund janë reshjet e shiut. Fatmirësisht për këtë zonë, sipas sipnotikantëve priten reshje shiu në ditët e në vijim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut