Zjarri i cili përfshiu vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë të dielën, vijon ende sot.

Edhe pse plehrat janë mbuluar me dhe, sërish vijojnë të digjen duke çliruar tym.

Kjo është e disata herë brenda harkut kohor të dy muajve që ky vendgrumbullim përfshihet nga flakët.