DEVOLL-Zjarri i rënë prej pasdites së djeshme në zonën e Çardhakut në afërsi të antenave vijon edhe ditën e sotme. 20 forca kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve me rrethanore me lopata sikur duket në pamje, pasi makina e zjarrfikeses është e pamundur që të arrijnë në zonë si pasojë e terrenit të thyer. 

Zjarrfikësit po hasin vështirësi në izolimin e flakëve. Terreni është i vështirë dhe mjetet rrethanore e vështirësojnë së tepërmi izolimin e vatrave të zjarrit. Ndërkohë puna për shuarjen dhe izolimin e vatrave vijon që prej orëve të para të mëngjesit. Flakët e zjarrit kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët dhe drurë.

1579686143_zjarri.jpg

1579686088_zjarri001.jpg