Vikena Kamenica: Liria
është në sytë e një fëmije

Vikena Kamenica: Liria <br />është në sytë e një fëmije
TIRANE- Zëri i solistes Vikena Kamenica ishte shumë impresionues dhe i ngrohtë, edhe pse një pjesë e repertorit të koncertit “Pena e muzikantëve rilindës” ekzekutohet për herë të parë në TKOB. Koncerti nisi me dokumentin e parë të muzikës shqiptare (1881) “Bashkimi i Shqipërisë” të Palok Kurtit dhe pastaj u kënduan vepra të kompozuara nga Frano Ndoja, Fan Noli, Lec Kurti, Martin Gjoka, etj. Solistja Vikena Kamenica ka kënduar në shoqërinë e Korit dhe Orkestrës Simfonike të TKOB-it të drejtuar nga Zhani Ciko.

Ajo tha për Shqiptaraja.com se “Materiali që këndoj është “Ku është Liria?”, vepër e kompozitorit Martin Gjoka. Pjesa të impresionon, të ngarkon emocionalisht dhe të rrëmben në një interpretim profesional. Liria është shumë me vlerë dhe luftërat nuk na lejojnë që ta shohim ngjyrën e saj kudo.” Ndërkohë ajo preferon të citojë vargjet e këtij materiali muzikor që sipas saj janë shumë aktuale edhe sot:
“A do ta shohësh atë,
a do ta shpëtosh
prej flakëve të luftës
gjakut dhe detit të pafund?
Duhet të shohësh
në sytë e një fëmije
Atje është liria.”
Autori që ka kompozuar muzikën e vargjeve “Ku është Liria”, Martin Gjoka (1890-1940) u lind në Tivar dhe është ndër kompozitorët më me ndikim të muzikës shqiptare. Ai shkoi në Shkodër që në moshën 15 vjeç ku futet në shkollën e etërve françeskanë. Në moshën 18 vjeçare shkoi në Salzburg të Austrisë ku përveç filozofisë e teologjisë, ndjek dhe shkollën muzikore dhe atje fillon kompozimet e para. Martin Gjoka është autori i simfonisë “Dy lule mbi vorr të Skënderbeut”. Falë punës së M. Gjokës dhe muzikantëve të tjerë të asaj kohe, Shkodra u bë qendra më e rëndësishme e jetës muzikore në Shqipëri gjatë periudhës midis dy luftërave botërore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë