Vikena Kamenica, një prezantuese
sharmante për Çmimet Kult

Vikena Kamenica, një prezantuese<br />sharmante për Çmimet Kult
TIRANE- Mezosopranoja Vikena Kamenica nuk mund të rrinte pa kënduar në dhjetëvjetorin e Akademisë së Çmimeve Kult. Si një nga fitueset e edicioneve të mëparshme të këtij çmimi, këtë herë ajo pranoi të moderojë spektaklin për t’u dhënë kënaqësi fituesve të tjerë dhe për të mbajtur me humor e këngë të nominuarit, të cilët duhej të përballeshin me ndjenjën e ankthit, derisa të shpallej fituesi.

Hapja e mbrëmjes Gala ishte e veçantë me një performancë shumëdimensionale. Nisi me një kompozim të Endri Sinës; “Vallja e yjeve” të Lasgush Poradecit e kënduar nga Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha;  me 2 këngwtarë të rinj lirikw, me studentw të degës së aktrimit dhe me trupën prej 10 balerinësh të solistëve të TKOB, me  koreografi të Gert Vaso dhe Enada Hoxha. Emocionuese qenw edhe perfomanca  Elhadia Danit, dhe dyshja e mrekullueshme lirike Kastriot Tusha dhe Armaldo Kllogjri.

 Spektakli vijoi deri në orën 23.30 të mbrëmjes. Fituesit ishin të emocionuar dhe marrjen e çmimit e shoqëronin me një falënderim të madh për organizatorët e këtij çmimi, që siç tha regjisori Gjergj Xhuvani, “Akademia Kult është një OJQ me tërë kuptimin e fjalës jo fitimprurëse, me misionin për të shpërblyer mundin dhe kontributin e artistëve më të mirë”. Madje Xhuvani sugjeroi që të ketë më shumë çmime për regjisorët më të rinj. Mbrëmë gjatë ndarjes së Çmimeve Kult publiku ka pasur rastin të shihte një profil tjetër të mexosopranos Vikena Kamenica, ndryshe nga sa a e njohim në skenën e operës dhe spektakleve festive. Ajo prezantoi me thjeshtësi e zhdërvjelltësi, duke kapërcyer me humor situatat.

Duke prezantuar së bashku me aktorin Artan Imami ajo guxonte të dilte herë pas here nga skenari, duke krijuar një mënyrë prezantimi pa klishe. Gjetja e momentit për të kujtuar se skena e TKOB ku po ndahen këto çmime kërkon më shumë vëmendje nga qeveria dhe drejtuesit, Vikenës i shkonte për shtat. “Opera është shtëpia ime”, tha Kamenica duke kujtuar se aty kishin punuar prindërit e saj, aty ishin njohur dhe martuar dhe vetë ajo që fëmijë ndiqet me emocione veprat skenike, derisa u bë vetë një protagoniste që i jepet me gjithë shpirt skenës.

Dhe ndërsa ndaheshin çmimet, Vikenës iu desh tre-katër herë të këndonte, duke rrëmbyer duartrokitjet dhe adhurimin e të pranishmëve me perfomancat e saj të pagabueshme. Fituesit e Çmimeve Kult u shpallën mbrëmë, më 10 qershor, një muaj pasi ishin bërë publikë emrat e katër të nominuarëve për çdo gjini artistike. Ajo që ra në sy këtë vit ishte jo vetëm shtimi i listës me çmime speciale, por edhe zgjerimi i hartës  e trofeve me fitues nga Kosova e Maqedonia. Nga Kosova morrin çmime speciale Harta Dobroshi, Sabri Hamiti Sislej Xhafaj. Nga Maqedonia fiton Luan Starova. Të tjerë artistë këngëtarë, aktorë, regjisor, piktorë shkrimtarë dhe përkthyes të njohur, morën shpërblimin e tyre për arritjet artistike si më poshtë:
 
Fituesit e çmimeve “Kult”
 
Libri artistik i Vitit
Besnik Mustafaj: “Autoportret me teleskop”, roman
Libri studimor i Vitit
Dhurata Shehri: “Statusi i Kritikës”
Përkthimi i Vitit
Donika Omari “Vepra në të zezë” – Marguerite Yourcenar
Artisti pamor i Vitit
Adrian Paci: Ekspozitë kolektive, “Pasolini Prossimo Nostro”
Aktori i Vitit
Arben Derhemi: Johan Padam, “Johan Padam në kërkim të Amerikave”
Aktorja e Vitit
Eriona Kakeli: Helena, “Ëndrra e një nate vere”
Albumi muzikor i Vitit
Dren Abazi:  “After Party”
Instrumentisti i Vitit
Ermir Abeshi: Violinë, koncert recital
Interpretuesi Lirik i Vitit
Armand Likaj: Don Xhovani, opera “Don Xhovani”
Regjia teatrale e Vitit
Sesilia Plasari: “Kasollja e vogël”
Filmi shqiptar më i mirë i Vitit
Gjergj Xhuvani: “Lindje Perëndim Lindje”.
 
Çmimet speciale: ndahen për herë të parë
 
Çmimi special për përkthimin – Guljem Deda

Çmimi special për librin artistik- Luan Starova

Çmimi special për instrumentistin-Petrit Çeku

Çmimi special për librin studimor-Sabri Hamiti

Çmimi special interpretuesi më i mirë-Ylber Gjini

Çmimi special për artet pamore-Sislei Xhafa

Çmimi special për aktorin- Arta Dobroshi

Çmimi special për kinematografinë-Pirro Milkani


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë