Viktima e parë e “Panama Papers”
kryeministri islandez jep dorëheqjen

Viktima e parë e “Panama Papers”<br />kryeministri islandez jep dorëheqjen
I tronditur nga skandali “Panama Papers” për llogaritë e tij “ofshore”, kryeministri islandez David Gunnlaugsson, pasi provoi të shkrinte parlamentin, u dorëzua dhe dha dorëheqjen.

Dorëheqja u njoftua nga partia e tij.

Gunnlaugsson është viktima e parë e skandalit që u publikua mbrëmjen e së dielës dhe përfshin 12 drejtues dhe ish-drejtues shtetesh.

Ndërhohë, një ditë më parë, mijëra islandezë protestuan duke kërkuar dorëheqjen e Gunnlaugsson, i akuzuar se së bashku me bashkëshorten e tij, ka përdorur një shoqëri “ofshore” për të fshehur një pasuri prej miliona eurosh.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari