Ukraina po përdor softuerin e njohjes së fytyrës për të identifikuar trupat e ushtarëve rusë të vdekur dhe për të informuar familjet e tyre, tha zëvendëskryeministri i Ukrainës për Reuters të mërkurën.

Mykhailo Fedorov, i cili gjithashtu drejton ministrinë e transformimit dixhital të Ukrainës, tha se vendi po përdor teknologjinë e ofruar nga kompania me bazë në Nju Jork, Clearview AI. Sipas themeluesit të Clearview, kompania ka akses në më shumë se dy miliardë imazhe nga shërbimi rus i mediave sociale VKontakte. Shërbimi po ofrohet falas për Ukrainën dhe nuk po i ofrohet Rusisë, raportoi Reuters.

Ukraina ka krijuar një formular online për rusët që kërkojnë të marrin trupat e të vdekurve të tyre. Ukraina pretendon se mbi 14,000 trupa ruse kanë vdekur, por këto shifra nuk janë verifikuar.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë