KOSOVA NË ZI KOMBËTARE
Në nderim të 9 anëtarëve të familjeve Reka, të cilët humbën jetën dje, pas ortekut që ra në banesën e tyre në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka shpallur ditën e hënë, ditë zie shtetërore. Vendimi për shpalljen e ditës së zisë u mor në bazë të nenit 48 pikat 1, 2.4 dhe 4 të ligjit për Protokollin e Shtetit, Ligji Nr. 03/L-132.Sipas vendimit të Presidentes, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës, flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtizë. Gjithashtu, të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.
(aq/shqiptarja.com)