TIRANE- Dhjetëra studentë të Universiteteve në Tiranë zhvilluan sot paradite një “marshim” përkujtimor në shenjë respekti dhe dhimbje për viktimat e tragjedisë së rëndë të Himarës. Studentët me buqeta me lule në duar ecën përgjatë Bulevardit kryesor për tu ndalur në sheshin “Nënë tereza” para Korpusit Qëndror të Universitetit të Tiranës.
Marshimi “përkujtimor” i studentëve përkonte me orën 12.00 ku ishte dhe momenti i heshtjes në kujtim të viktimave i fiksuar në vendimin e qeverisë.
Në vendimin e saj qeveria një ditë më parë përcaktoi orën 12.00 ku ftoheshin qytetarët të mbanin një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë

Studentët ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje për shoqet e tyre që humbën jetën në aksidentin tragjik.

HOMAZHE PËR VIKTIMAT DHE NGA STUDENTËT E SHKODRËS
Universiteti “ Luigj Gurakuqi” në Shkodër I është bashkuar dhimbjes që ka pushtuar sot familjarët por dhe mbarë shqiptarëve pas vdekjes tragjike të 12 studentëve dhe shoferit të autobuzit që u përfshinë në aksidentin e djeshëm në HImarë.
Studentë dhe pedagogë kanë mbajtur një munitë heshtje në orën 11.00 në të gjitha ambjentet e Universitetit.

HOMAZHE DHE NGA STUDENTET E KUKESIT

Studentët e filialit te Universitetit të Tiranës në Kukës sot kanë zhvilluar homazhe në nderimë të viktimave të studentëve të univeristetit "Aleksandër Xhuvani". 800 studentë të këtij filali I janë bashkuar solidaritetit dhe dhimbjes për bashkëmoshatarët e tyre. Në orën 12.00 ata kanë ndërprerë mësimin dhe të gjithë janë grumbulluar para godinës ku studiojnë. Studentët kanë vijuar homazhet duke ndezur qirinj që I kanë vendosur në shkallët e fakultetit.

(ns/shqiptarja.com)