Viktimizim, protestë dhe
dosje, skenari i opozitës

Viktimizim, protestë dhe<br />dosje, skenari i opozitës
TIRANE - Opozita mendon të përballet me të majtën në pushtet përmes një skenari të përcaktuar mirë, në mënyrë që të “vjelë” gjithë produktin e mundshëm pozitiv në funksion të ringritjes së saj dhe dobësimit të qeverisjes. Skema përfshin tre elementë kryesorë, të cilët do të përbëjnë dhe boshtin e opozitarizmit në këto katër vite, pas humbjes shkatërruese të 23 qershorit përballë të majtës së udhëhequr nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama.

Burimet brenda kupolës drejtuese të selisë blu bëjnë me dije se viktimizimi i opozitës, protestat dhe përdorimi i dosjeve që kanë kundër eksponentëve të caktuar të së majtës në pushtet, janë dhe tre elementët që mendohet nga opozita aktuale se do japin rezultatin e duhur pozitiv për rikthimin e së djathtës në pushtet. Kështu fushata e viktimizimit tashmë ka filluar.

Në fillim ish-kreu i PD Berisha, e më pas lideri i ri i kësaj partie Basha kanë deklaruar më se njëherë se mazhoranca e re po përgatitet skemën e goditjes së opozitës, duke përmendur këtu përplasjen për selinë e re të PD, pas vendimit të qeverisë e dekretit të Presidentit Nishani që SHQUP të kalojë në varësi të PD, paralajmërimit për përgatitjen e “fshesës” mbi administratën publike që po trashëgohet nga PD dhe elementë të tjerë deri te goditja sipas PD të Presidentit Nishani nga elementë të caktuar të mazhorancës e mediat afër saj.

Burimi saktëson se Basha por dhe Berisha në takimet me ndërkombëtarët, po e përgatisin terrenin duke evidentuar “represionin” që sipas tyre që po ushtron mazhoranca e drejtuar nga Rama mbi opozitën. Ky përbën dhe elementin e parë të skenarit të opozitarizmit të PD që ka të bëjë me paraqitjen përpara ndërkombëtarëve si viktimë e qeverisjes së majtë. Ndërkohë elementi i dytë do jenë protestat, që do të nisin startin paralel me zgjedhjet brenda PD për strukturat drejtuese deri në Kuvendin kombëtar.

Kreu i ri i PD Basha paralajmëroi ngritjen e grupeve të punës për evidentimin e të gjitha largimeve të paligjshme të punonjësve të administratës, ndjekjen ligjore falas dhe denoncimin te partnerët ndërkombëtarë, të kësaj lëvizjeje të pritshme sipas PD të mazhorancës së re. Pas kësaj do kalohet deri në protesta të opozitës së re dhe qëndrimit të fortë përballë mazhorancës, duke dhënë nuancat e një opozite të fortë kundër qeverisjes së majtë.

Protesta që pritet të startojnë ndoshta dhe në muajt e vështirë të dimrit, pasi qeveria në ikje e di se financat e shtetit janë gropë. Elementi i tretë është përdorimi i dosjeve që kanë ndaj elementëve të veçantë të mazhorancës, qoftë dhe për aktivitete të ligjshme, të cilat do të keqinterpretohen në publik, për të bërë pis që në nisje këtë qeveri dhe për të barazuar kuotat politike me mazhorancën.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë