Viktor Zhusti e Gëzim Kame sjellin sot 'Biznesmenin' në Teatër! Dj Anna Reusch performon tek 'Artet'! Orkestra Simfonike e RTSH koncert në Opera

Shfaqja "Biznesmeni" me autor Viktor Zhustin e regji të Gëzim Kames shënon premierën sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Nga Gjermania në Tiranë, Dj Anna Reusch, një emër i njohur i muzikës tekno,  performon këtë mbrëmje në orën 19.00 në sallën "Black Box" të Universitetit të Arteve.

Me hyrje të lirë për publikun, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit SHqiptar mban sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit të Operas, një koncert me muzikë nga Poulenc, Sibelius e Ëagner, nën dirigjimin e Gridi Krajës ( me solistë, vionlinistin Dejon Bendaj dhe pianistët e ftuar Enxhi Vogli Fluge dhe Sivert Aase Fluge)

Për vogëlushët deri në moshën nëntë vjeç, Teatri Eksperimental mban nga sot në orën 10.30 deri në 24 mars shfaqjen "Bëhu trim pinguin i vogël" me regji e koreografi të Semela Skënderasit.

Ekspozita "Lana Tirana Para - Pas” (tranzicionit) e fotografit Roland Tasho, me në fokus transformimin në kohë të Lanës, Piramidës e Pazarit të Ri, pret vizitorët në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 7 prill.

“Gjysmë-jeta e Marie Curie”, nga autorja Lauren Gunderson vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën në Teatrin Metropol në Tiranë me regji nga Armela Demaj, që interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

Gent Hazizi, Bes Mustafaj, Renata Caci dhe Arlinda Reçi vijojnë sot deri të dielën në orën 19.00 me “Stand Up – Comedy Bar” në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit.

Endri Çela vendos në skenën e Teatrit Eksperimental çdo mbrëmje deri të dielën në orën 19.00 shfaqjen "Lule Sajza" me dëshmi të të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës dhe pjesëmarrjen e aktores Rajmonda Bulku.

Teatri Shëtitës "Çajupi" shfaq sot në orën 18.00 në Pallatin e Kulturës "Ded Ndue Lazri" në Lezhë, "Elektrën" e Sofokliut me regji të Kiço Londos.

Komedia "Natën e mirë me burrin tim" me regji të Jorgaq Tushes shfaqet në skenën e teatrit "Petro Marko" nga sot deri të dielën në orën 19.00

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës