Rezidenca e diktatorit të vrarë libian, Muammar Gaddafi, së shpejti do të shndërrohet në park zbavitës, njoftoi sot ministrja libaneze e Turizmit.
"Tashmë ka nisur pastrimi i rrënojave të mbetura, të cilat janë shndërruar në një pikë të zezë të Tripolit dhe në një burim të shqetësimi për fqinjët. Rrënojat do të shndërrohen në një vend-gjelbërim për zbavitje, në të cilin do të kënaqen familjet libiane, ndërkohë që për të pastrehët, të cilët tashmë jetojnë aty, do të gjenden shtëpi të reja”, theksoi ministrja Ikram Basha Imam.

Gjatë sulmeve ajrore të NATO’s, në vitin 2011, kompleksi i madh rezidencial i Gaddafi’t u shkatërrua pothuajse plotësisht. Rezidenca shërbente si bazë e tij, por pas dorëzimit të forcave luajale të kolonelit, forcat kryengritëse hynë në të dhe plaçkitën gjithçka që kishte mbetur pas sulmeve të NATO’s.
Sipas agjencive të lajmeve, edhe autoritetet pakistaneze vepruan ngjashëm me shtëpinë në të cilën u vra lideri i Al-Qaeda’s, Osama bin Laden. Kjo shtëpi është shndërruar në sallë me pishina dhe me një kopsht zoologjik në oborr. Nga ana tjetër, Qeveria e Irakut po kërkon investitorë të huaj, në mënyrë që 70 vilat e dikurshme të Saddam Hussein t’i shndërrojë në atraksione turistike.

Marrë nga "Express"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com