'Vila në kompleksin luksoz në bregdet', Braçe ironi me Bashën: S'ka më të bukur se Divjaka, Palasa u fik si për ty që shkove bleve një shtëpi 500,000 mijë euro atje
Erion Braçe dhe Lulzim Basha
Zv.kryeministrit Erion Braçe vijon akuzat kundrejt kreut demokrat për vilat luksoze në Hamallaj.
Në një postim në rrjete sociale, teksa lavdëron bukuritë natyrore të Divjakës, Braçe duke iu referuar Bashës shkruan “Për ty që shkove bleve një shtëpi 500,000 mijë euro atje”.
Kjo vjen pas akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj, se kryetari i Partisë Demokratike ka marrë dy vila në kompleksin luksoz Vala Mar në bregdetin e Hamallajt.
Ndërsa Basha pasi i ka mohuar akuzat tha se për Veliajn do të depozitojë një padi të tretë ditën e nesërme.
"Me besoni, nuk ka gje me te bukur e me ngjyre se #divjakanevjeshte! Jo te gjithe fluturojne, natyrisht! Por ne i kemi krijuar mundesi gjithkujt ti arrije keto bukuri nga toka ne shtigjet e parkut, duke ecur neper to por edhe me varka permes strugave; Aaaa po, jo kaq lart, por lart ne ajer ju ngjit shkallarja e #KULLA360G! Mos harroni edhe nje gje; Kane nisur te dalin produktet tona te vjeshtes dhe jane me cmime 70-100% me te lira se ne Tirane apo gjetke.
Palasa u fik si per ty qe shkove e bleve nje shtepi 500,000 euro atje, ashtu dhe per ty tjetrin qe le leket e vitit atje duke pare shkemb, asfalt, zall e uje, patjeter edhe cantes qetullat; Ne Lalez ke frike te shkosh se te del perpara kapaku i pusetes dixhitale qe mezi mbylle dhe frika shtohet nga tifozet e dehur te Selltikut; Nderkohe, Divjaka eshte hapur, me ajer pafund e te paster, ngjyra, zogjte shtegetare qe tani mbipopullojne parkun, qetesi absolute-kush kerkon ate shpirterore ka kishen e Shen Thanasit ne Karavasta, ushqimin e paster e te fresket; hapesiren e pafund per distancim fizik! Shko ne Divjake dhe ndrysho diten", tha ai.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.9%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike
5 Janar, 11:16
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!
31 Dhjetor 2024, 20:17
Kot sa per muhabet, 100% me lire a nuk i bie falas :):):)
Përgjigjuhahah qenka zgjuar miu i lagunes
Përgjigju