Trajneri i Belgjikës, Vilmots në prag të ndeshjes me Argjentinën nuk trembet aspak nga kundërshtari se ka Messin duke deklaruar se synojnë kalimin mes 4 më të mirëve në botë. "Nëse Messi do të jetë në një ditë të mirë unë e di që ne do të kemi probleme, por pavarësisht kësaj unë kam besim te skuadra ime.

Të gjithë thonë se Argjentina ka Messin, megjithatë edhe Belgjika ka në ekip lojtarë shumë cilësorë si Hazard, De Bruyne por edhe shumë futbollistë të tjerë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Përballë Argjentinës na pret një ndeshje torturuese. Nuk e di nëse do të zgjidhet për 90 minuta dhe ky fakt po më shqetëson shumë. Prandaj edhe ditët e fundit kemi zhvilluar seanca stërvitore disi më te lehta dhe shtrydhëse"deklaroi Vilmots.


d.b/shqiptarja.com