VILNIUS, 24 shkurt /ATSH-AFP/ - Lituania do të rivendosë përkohësisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke parë mjedisin aktual gjeopolitik, theksoi presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite, ndërkohë që ky vend balltik ka rritur frikën e fqinjit të madh rus, ish-fuqia e saj dominuese.
"Ne duhet të rivendosim përkohësisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak", deklaroi presidentja pas një takimi urgjent të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes.
"Mjedisi aktual gjeopolitik kërkon një riforcim dhe një përshpejtim të rekrutimit për ushtrinë", shtoi ajo./ /ec/ a.jor.











