Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e kufitare në Rinas, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete. Policia njofton se kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e shtetasit Renato Hajmeli, i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.
Gjatë kontrollit në valixhen e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi Renato Hajmeli, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Armëmbatja pa leje".
Komente


Do gjuante zogj kur ishte ne avion per te kaluar kohen se udhwtim i gjate shume.
PërgjigjuKy nuk është as fëmijë që të mos e dijë arma që posedohet me leje në një shtet nuk mund të çohet pa leje speciale në një shtet tjetër. Edhe punonjësit e interpolit marrin leje. Se që e ka patur më leje nuk vihet në dyshim se nuk kishte shance që ta kalonte në aeroportet amerikane.
Përgjigjuopo nuk heq dore shqiptari nga armet.edhe pse ne amerike esht e ligjeshme arma ky qe vjen me arme ne brez e paska nji hall...por duhet ta deklaroje armen se nuk esht van dami
Përgjigjusi kaloi valixhja kontrollin ne Aeroport ne USA???!
PërgjigjuE ka pas me leje ;-)