Vinte nga Shqipëria, kapet në Athinë një rulotë me 1.2 ton kanabis! Pranga dy italianëve (VIDEO)

ATHINE - Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës Shqiperi-Greqi-Turqi. Kapen në Athine, mbi 1.2 ton drogë. Operacioni është zhvilluar ditën e shtunë dhe është bërë publik sot. Një rulotë e ardhur nga Berlini është ngarkuar me ngarkesën e lëndës narkotike në vendin tonë dhe ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës duke hyrë në Greqi.

Anti-droga e Igumenicës në bashkëpunim me atë të Athinës kanë ndaluar rulotën ne Athine dhe gjate kontrollit kane zbuluar ne vende te pershtatura enkas, 1 ton 145 kg marijuane si dhe 68 kg hashash cokollate dhe 918 gram vaj hashashi.

Droga mësohet se ka kaluar mesditen e së shtunës nga pika e Qafë-Botës. Vlera e drogës 1 mln 730 mijë euro. Ne pranga dy drejtuesit e rulotës nga Italia 32 dhe 27 vjeç.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues